Ballina Lajme BANORËT E LUBETENIT: BDI NA KATANDISI PA UJË! (VIDEO)

BANORËT E LUBETENIT: BDI NA KATANDISI PA UJË! (VIDEO)

Vazhdojnë problemet e shqiptarëve nëpër fshatrat e Shkupit. Pa ujë për pije dhe për të mbajtur higjienën personale, janë banorët e Lubotenit, të cilët e kanë këtë problem qëkur ekziston edhe ky fshat. Vera për ta është mjaft e keqe meqë uji shterret në çezmat e tyre dhe mbesin pa as edhe një pikë.
Jemi në njërën nga shtëpitë këtu në fshatin Lubeten, banorët zakonisht nuk kanë ujë dhe në vazhdim do të keni mundësi të shihni se si çezmat nuk punojnë.

Banorët ankohen partia shqiptare në pushtet i ka mënjanuar duke mos i përfillur si njerëz.
“Partia e cila na përfaqëson neve shqiptarëve në RM, që do të thotë BDI-ja që 15 vjet në qeveri nuk ka pas asnjë projekt të cilin e ka fillu dhe e ka nxjerr në fund me sukses. Do të thotë 15 vite fshati Luboten një projket nuk e ka të përfunduar sic duhet dhe gjitha nevojat që janë më elementare janë bërë me investim të fshatarëve”, deklaroi një banor i Lubetenit.
“Jo nuk është i pastërt, kemi kërku disa herë masa nuk ka, thonë do të përmirsohet sot a nesër, ka ngel mbrapa”, tha një banor tjetër.
“Fshati 90 përqind nuk ka ujë të pijshëm aspak , nuk është i pastërt hic.Që sa vite egsiston ky fshat nuk është me ujë të volitshëm dhe të duhur”, tha njëri nga banorët e fshatit.
Sado pak shi që bie në këtë fshatë, jep një dukuri alarmante në gotat e ujit ose në kofat të cilat mbushen nga çezmat, batl dhe klor dhe jo ujë i pijshëm që duhet doemos ta kenë për konsum.
Hava Tahiri /SHENJA/

Loading...