Ballina Lajme Banale, arsyeja e vrasjes së dyfishtë në Deçan

Banale, arsyeja e vrasjes së dyfishtë në Deçan

Ishte vetëm xhami i autobusëve, shkëndija që i dha zjarr vrasjes së dyfishtë që ndodhi para disa orëve në fshatin Shaptej të Deçanit.

Gjithçka filloi aty, më pas u përdorën edhe grushte për të përfunduar deri edhe në fatalitet. Kështu thotë se nisi e gjitha, komandanti i Policisë së Deçanit Sejdi Dobraj.
“Për një xham të autobusëve ka nis zënka. Mandej përleshja ka nisur mes vete me grushta dhe dikur finalja ka qenë me fatalitet “, shpjegoi për lajmi.net ai.
B. Ramaja dhe R. Ramaj janë viktimat e ngjarjes së sotme tragjike. E për vrasjen e tyre, janë identifikuar autorët.
Salih e Durim Lushaj, që të dytë babë e bir, konfirmohet se kryen vrasjen.
I arrestuar është vetëm Salihu, ndërkohë që tjetri vazhdon të jetë në arrati.
Vetëm brenda një jave në Kosovë raportohet të kenë ndodhur 6 vrasje. Një në Ferizaj, tri në Gjakovë dhe dy sonte në Deçan./Lajmi.net
Loading...