Ballina Lajme ANALIZA E LËVIZJES BESA: VOTUESIT E HEQUR NGA LISTA JANË SHQIPTARË ME...

ANALIZA E LËVIZJES BESA: VOTUESIT E HEQUR NGA LISTA JANË SHQIPTARË ME ORIENTIM OPOZITAR

Analiza e Lëvizjes BESA për Listën e Votuesve të kontestuar ka treguar se kjo Listë është skandaloze dhe se e njëjta përmban në vete shumë probleme. Kështu deklaroi sot zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu, sipas të cilit, është konstatuar se emrat në këtë Listë nuk janë fiktivë por real, shumica e tyre janë shqiptarë dhe me orientim opozitar, raporton SHENJA.

“Shumica e votuesve të vendosur në këtë listë, pra rreth 90 %, janë njerëz realë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Maqedoni; Mbi 70% e votuesve në listë janë shqiptarë; Shumë emra nga kjo listë rezultoi të jenë persona të afërm me funksionarët e lartë të Lëvizjes BESA, por edhe të subjekteve tjera opozitare; Shumica e votuesve në listë janë gra, mbi 60%; Ekzistojnë persona të cilët njihen publikisht dhe janë në këtë listë (p.sh.: profesorë universitarë, analistë, gjykatës të Gjykatës Kushtetuese etj) Një numër i konsiderueshëm i votuesve nga kjo listë janë persona të rinj, të cilët ndoshta do të votojnë për herë të parë”, deklaroi zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu.
Përveç analizës së listës dhe të dhënave nga terreni nga Lëvizja Besa thonë se gjatë kësaj kohe kanë organizuar edhe aktivitete të tjera siç është projekti “Jam votues”, ku janë kontaktuar 70 për qind e personave të kontestuar, si dhe dërgimi i letrave zyrtare deri te disa institucione, përfshirë këtu edhe misioneve ndërkombëtare.
I pyetur se sa kanë pasur efekt letrat dërguar ndërkombëtarëve, Afrim Gashi nga kjo lëvizjethotë se menjëherë pas dërgimit të kësaj letre, kanë pranuar ftesë nga Ambasada amerikane në Shkup, ku në takimin që kanë realizuar kanë shqyrtuar parregullsitë e listës zgjedhore.
“Mendoj se ka pasur efekt të konsiderueshëm edhe te institucionet tjera me të cilat kanë shfaqur interes, sidomos OSBE-ODIHR, ata i kanë kërkuar gjitha letrat dhe veprimtarinë që e kemi bërë në lidhje me këtë projekt. Ajo që ka qenë hap më serioz është ftesa nga ambasada e SHBA-së ku zhvilluam një bisedë të gjatë në lidhje me këtë që po e shpalosim sot. Edhe ata i informuam për të gjitha parregullsitë rreth listës që është paraparë të fshihet” deklaroi Afrim Gashi, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA.
Nga Lëvizja BESA thonë beteja e tyre nuk do të ndaloj deri në rikthimin e votuesit e fundit që ka të drejtë vote në listën e votuesve.
Teuta Buçi /SHENJA/


Analiza e Lëvizjes BESA: Votuesit e hequr nga… by tvshenjaofficial

Loading...