Ballina Lajme 5 libra të Gabriel García Márquez që duhet t’i lexoni

5 libra të Gabriel García Márquez që duhet t’i lexoni

SHPËRNDAJE
Nobelisti Gabriel García Márquez u bë i njohur botërisht në vitin 1967 me romanin “Njëqind vjet vetmi”.
Mes librave të shumtë që ka shkruar, artistikë e publicistikë, pa dyshim janë edhe ata që duhen lexuar patjetër.
Njëqind vjet vetmi – 1967
Romani “Njëqind vjet vetmi” përshkruan histori të shtatë brezave të së njëjtës familje në fshatin imagjinar të Makondos. Në këtë libër përshkruhet ngritja dhe rënia e familjes Buendia dhe e fshatit Makondo, themeluar prej saj në zemrën e Kolumbisë. Nga kryeplaku i familjes dhe themeluesi i Makondos, Josè Arcadio Buendia, deri te fëmija i fundit me të cilin mbyllet romani, kalon një shekull, një shekull plot magji dhe misticizëm. Pas martesës së Josè Arcadio me kushërirën e tij, Ursula, brezat e mëvonshëm jetojnë të mbytur nga supersticioni dhe nga frika e lindjes së fëmijëve me bisht derrkuci. Të pakta janë çastet e lumtura në jetën e banorëve të Makondos, shpesh herë i trazuar nga lufta civile, katastrofat natyrore dhe shkatërrimet nga dora e njeriut, deri te shkatërrimi përfundimtar i fshatit nga një ciklon tropikal.
Vjeshta e patriarkut – 1975
Garcia Marquez kaloi dhjetë vjet duke bërë kërkime mbi diktaturat dhe diktatorët dhe më pas u mundua të harronte gjithçka që kishte parë dhe dëgjuar për të krijuar një histori mbi të atë që e cilësoi “gjenerali i universit”. Vetë autori e ka cilësuar si një vepër mbi fuqinë e vetmisë.
Dashuri në kohërat e kolerës – 1985
Frymëzuar e historia e prindërve të tij, “Dashuri në kohërat e kolerës” tregon se si dashuria midis Florentino Arizo dhe Fermina Daza prishet nga martesa e Ferminas me një doktor i cili përpiqet të zhdukë kolerën. Pas largimit të tij, Florentino rikthehet pas 60 vjetësh.
Gjenerali në labirintin e tij – 1989
Një libër kushtuar Simon Bolivar, i cili çliroi Kolumbinë nga pushtimi spanjoll në shekullin e 19-të. Libri shkaktoi një “stuhi” të vërtetë në Amerikën e Jugut kur u publikua për herë të parë. Në këtë libër, autori bën portretin e një burri të ezauruar fizikisht dhe mendërisht.
Kronikë e një rrëmbimi – 1996

Garcia Marquez nuk rreshti së punuari si gazetar, duke argumentuar se gazetaria e mbante në kontakt me botën reale. Tematika e këtij libri bazohet në rrëmbimet e organizuara nga grupet e drogës në Kolumbi, të udhëhequra nga trafikanti i famshëm Pablo Eskobar.